Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, pa asnjë detyrim ka vendosur të ndajë historinë personale të luftës së saj me shëndetin mendor dhe varësinë, transmeton Insajderi.
Ajo ka zgjedhur ta bëjë publike përmes një dokumentari të ri me katër pjesë në Youtube, traileri i së cilës është lansuar të mërkurën.
Traileri për Demi Lovato “Dancing with the Devil” parashikon udhëtimin e Lovato-s para dhe pas mbidozës fatale në vitin 2018.
28 vjeçarja ka zbuluar se kishte pësuar goditje të shumta në tru dhe sulm në zemër.
“Mjekët e mi thanë se kisha edhe pesë deri në dhjetë minuta më shumë,” është shprehur në dokumentar, duke folur për incidentin.
Ajo ka treguar se nuk i jep makinës sepse ka probleme me shikimin, po ashtu kishte vështërsi edhe në lexim.
“Unë kisha dëmtime të trurit dhe ende sot merrem me efektet e kësaj. Unë nuk vozis makinën sepse ka pika të verbëra në shikimin tim. Unë gjithashtu për një kohë të gjatë e kisha shumë të vështirë të lexoja,” tha ajo.
Lovato ka shtuar se është mirënjohëse për rehabilitimin dhe punën e bërë pas kësaj./Insajderi.com