Arbnora Fejza rekordmene në librin Guinness me flamurin e Kosovës në artin origami

Arbnora Fejza rekordmene në librin Guinness me flamurin e Kosovës në artin origami

Me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, artistja Arbnora Fejza dha lajmin se Guinness World Records aprovoi rekordin për “Mozaikun më të madh origami”, që paraqet flamurin e Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.

Arbnora, mësuese me profesion, krijoi flamurin në një sipërfaqe prej 1216 metrash katrorë në palestrën e një shkolle në Skënderaj.

U deshën një vit përgatitje, katër muaj për të krijuar mbi 120 mijë letra të palosura dhe 13 orë punë intensive me një ekip të tërë për të krijuar mozaikun që përfundimisht vendosi një rekord të ri botëror.

Në postimin e saj Arbnora thotë se detajet në lidhje me aprovimin e librit të rekordeve do i ndajë gjatë ditës së nesërme. /Insajderi.com

Të dashur familjar e miq,

Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar…

Posted by Arbnora Fejza Idrizi on Thursday, February 18, 2021