Arta Bajrami, një këngëtare e njohur shqiptare, iu gëzua suksesit të fundit të Rita Orës, e cila u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar dhe e pesta në botë me këngën e saj më të re “Big”.
Këngëtarja në postim përdori ironinë, duke thënë se si ka mundësi që Rita nuk pati as një milion klikime në kanalin e YouTube, por u rendit në top listat britanike dhe amerikane.
Arta në postim u shpreh për Ritën me fjalët “e paske marrë veten në qafë”, ndërsa e sugjeroi të vinte në Kosovë për të arritur miliona klikime në YouTube.
Për këtë postim Arta u keqkuptua nga opinoni dhe vendosi të bëjë një sqarim të gjatë në rrjetin social në Instagram.
Ajo shpjegon se deklaratën e saj nuk e pati kritikë për artisten shqiptare me famë botërore.
Sqarimi i Arta Bajramit:
“Një sqarim lidhur me një postim timin në instagram para disa ditësh.
Më rastisi të shikoj këngën e re të Rita Orës dhe ajo që më ra në sy ishte se për 24 orë kishte marrë rreth 300 000 klikime në YouTube. Pastaj lexova se po e njejta këngë kishte përfunduar në vendin e parë në toplistat në UK si dhe EP-Bang (mini albumi ku ndodhet kjo këngë) poashtu ishte renditur në vend të parë në UK si dhe në vendin e pestë në nivel global.
Dhe pyetja që i bëra vetës ishte: si është e mundur një gjë e tillë kur disa artistë shqiptarë mbledhin me lehtësi 1 milion klikime për 24 orë? Dhe pastaj me sarkazëm thash: “Rita e ka marrë vetën në qafë që është e njohur globalisht sepse sikur të ishte e njohur vetëm në Kosovë dhe Shqipëri do kalonte pa problem 1 milionshin për 24 orë”.
Kjo mjaftoj që të më vërsulen me sharje, me fyerje, me nënqmime etj etj. Portalet zgjodhën të përdorin tituj bombastik, duke nxjerr nga konteksti krejt postimin tim dhe Arta brenda natës, në sytë e masës, u bë “kritikuesja e Ritës”.
Çfarë të bëj unë tani? Tu spjegoj njrëzve se çfarë është SARKAZMA? Po të dëshiroja tu jap shkollë njerëzve, do isha bërë mësuese e jo këngetare. Kaq nga unë për këtë temë dhe siç thotë populli “kush është bektesh e merr vesh”. Sepse në këtë vend, në këtë shoqëri, në këtë mentalitet, mëkati më i madh është të thuash të vërteten, ose të zbulosh gënjeshtrën.
P.S. Rita për mua, si për shumicën e muzikëdashësve në botë, është një yll që ndriçon fort gjith globin tonë, duke na bërë sidomos neve shqiptarëve një nderë te madh në botë”, ka shkruar Arta.
View this post on Instagram