Shtatë vjet punë – Melisa Lleshi debuton në muzikë

Shtatë vjet punë – Melisa Lleshi debuton në muzikë
Burimi i fotografisë: SS: Diez Music/YOUTUBE

Pas daljes nga “Për’puthen”, Melisa Lleshi, pak javë më vonë, Melisa Lleshi njoftoi se diçka e re po vjen.

Më pas u kuptua se ajo kishte një këngë gati për të debutuar në industrinë e muzikës, njofton Insajderi.

Gjatë ditës, u lansua edhe kënga e parë e Melisës, për të cilën ajo shkroi në Instagram. Debutimi i saj ishte rezultat i një punë të gjatë shtatë vjeçare.

“Shtatë vite që po prisja nismën e rrugëtimit në muzikë”, shkroi ajo duke premtuar se do të punonte fort pas debutimit. “Ju premtoj të gjithëve që do punoj shumë fort për të arritur sa më lart në muzikë”.

Në fund shkroi se ky është fillimi, por ndërkohë ju mund të ndiqni këngën “U kry” e realizuar me videoklip në videon e mëposhtme. /Insajderi.com