Tre djem në “Për’puthen” refuzojnë takimin me Sarën

Tre djem në “Për’puthen” refuzojnë takimin me Sarën
Burimi i fotografisë: SS: SaraMalaj/INSTAGRAM

Pas takimit romantik të Sara Malajt me Artdhe Xheravinën në “Për’puthen”, ku të dy shkëmbyen puthje në takimin e parë, ajo u refuzua nga tre djem gjatë edicionit të fundit të emisioni, njofton Insajderi.

Sipas formulës së re të emisionit, çdo të premte vajzat do të duhet të zgjedhin në takim një nga djemtë. Kështu Sarës iu kërkua një emër me të cilin do donte të dilte na takim dhe ajo ftoi Mevlan Shabën.

Por Mevlani refuzoi, marrë parasysh se ajo shprehu shumë pëlqim për djalin nga Kosova dhe se ai është i fokusuar në dy vajza të tjera, Ledianën dhe Antonelën.

“Unë nuk e pranoj, sepse jam mes dy vajzave, ndërkohë dhe ajo vetë tha se po ndjen për dikë dhe s’dua t’ia prish atë që ka nisur. Jo për faktin e puthjes, dua të jem i pastër në këtë pjesë”, u shpreh ai.

Asaj iu kërkua një emër i dytë dhe ftoi Riniani. Sërish hasi në refuzim, sepse ai kishte një takim me Ana Kaurin.

Emri i tretë? Ajo zgjodhi Muratin, por ai nuk pranoi ftesën e saj që u bë ‘nga halli’.

“Po më zgjedh nga halli, apo çfarë? Nëse është kështu, nuk e pranoj takimin”, ia ktheu Murati.

Por si përfundim, Sara nuk mbeti pa një takim. Ishte Andi që pranoi të dilte më konkurrenten, por nuk shpëtoi pa një paralajmërim nga Jasmina e cila i tha të bënte kujdes! /Insajderi.com