Page Six konfirmoi se Kim Kardashian ka paraqitur kërkesën për divorc nga reperi Kanye West, pas shtatë vjetësh martesë, njofton Insajderi.
Avokatja e njohur e divorcit, Laura Wasser paraqiti dokumentet këtë të premte.
Çifti kishte qenë tashmë në proces për t’u marrë me çështjen e pasurisë, dhe ndërsa West u fotografua këtë javë duke mbajtur akoma unazën e martesës, ndërsa foto të Kardashian treguan se ajo kishte hequr të sajën.
Kardashian ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të çiftit: vajzat North, 7 vjeçare, dhe Chicago, 3 vjeçare, dhe djemtë Saint, 5 vjeçar, Psalm, i cili mbush 2 vjet në maj. /Insajderi.com