Dukesha e Sussex, Meghan Markle, shpesh përdor veshjet e saj për të dërguar një mesazh, dhe nje e tillë mund ishte fshehur në fustanin nga Carolina Herrera që ajo kishte veshur për të njoftuar shtatzëninë e saj të dytë.
Sipas Page Six, për foton bardh e zi të realizuar përmes iPad nga fotografi Misan Harriman, një mik i Markle dhe Princ Harry, Dukesha veshi një fustan të gjatë që ishte bërë me porosi për të nga drejtori krijues i markës, Wes Gordon, njofton Insajderi.
“Unë e bëra [fustanin] për të kur ajo ishte shtatzënë me Archie, kështu që gati dy vjet më parë. Ka një realitet, është viti 2021, dhe ne kemi një botë për të shpëtuar, apo jo?”, tha Gordon për “The Telegraph”.
“Kjo është një krizë e pamohueshme dhe të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Në Herrera, ne jemi të përkushtuar të përdorim pëlhura të qëndrueshme. Te tjerët i blejnë ato dhe i mbajnë për një kohë të gjatë”, shtoi ai.
“Kjo është arsyeja pse unë mendoj se ajo që bëri Meghan është një mesazh kaq i fuqishëm. Ajo kishte veshur një fustan jo më pak të bukur, sepse është dy vjeçar… kjo e bën atë të ndihet jo më pak e veçantë ose jo më pak e lumtur”. /Insajderi.com