Prej vitesh në ekran, kemi parë Luana Vjollcën nga një velinë në Fiks Farë duke moderuar një nga emisionet më të ndjekura në Top Channel, dhe tani si një autore e programit “Shiko kush Luan”, po në të njëjtën shtëpi televizive, njofton Insajderi.
Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të vjetra duke pozuar për një nga revistat shqiptare, kur ishte vetëm 16 vjecare.
Edhe njëherë na kujtoi se ngjyra e saj natyrale është brune, ndonëse tani është bërë një nga figurat më të njohura bionde.
Karrierën e saj e nisi si modele për stilistët shqiptar, por në moshën 16 vjeçare ajo iu përkushtua televizionit, dhe punë e saj e parë ishte në Digitalb.
Më poshtë mund të shihni të plotë postimin e Luanës në Instagram. /Insajderi.com
View this post on Instagram