Pas vdekjes së bashkëshortes, John Travolta i thotë lamtumirë shtëpisë ku jetonte me të

Pas vdekjes së bashkëshortes, John Travolta i thotë lamtumirë shtëpisë ku jetonte me të

Shtatë muaj që kur bashkëshortja e tij, Kelly Preston ndërroi jetë pas një betejë të gjatë me kancerin në gji, John Travolta është gati të ndajë rrugët me shtëpinë ku jetonin bashkë.

Sipas E!News, shtëpia është nxjerrë në shitje dhe është listuar për 5 milionë dollarë, njofton Insajderi.

Prona, e cila shtrihet në më shumë se 19 hektarë, është e vendosur në enklavën ekskluzive ishullore të Islesboro, Maine.

Përveç pasurisë që është në një zonë shumë të dëshirueshme, rezidenca krenohet me 42 dhoma (me 22 nga ato që janë dhoma gjumi). Shtëpia e yllit është e gjerë sa për të qenë një hotel.

Pra, çfarë bën dikush me 42 dhoma gjithsej? Epo, çifti e la imagjinatën të rridhte e lirë. Për shembull, ata e kthyen papafingo në “një tokë fantazie për fëmijë” që përmbante një skenë, shkollë, dhomë lojërash dhe dhoma gjumi të tjera tematike si Dhoma e Princeshës, Dhoma e Aeroplanëve dhe Dhoma e Peter Pan.

John dhe Kelly blenë pronën idilike në vitin 1991, të njëjtin vit kur ata u martuan. Dhe ndërsa shtëpia u ndërtua në 1903, çifti punësoi dekoruesin e njohur Christopher Boshears për ta ridekoruar atë në vitin 1999. /Insajderi.com