Një aktor dhe regjisor i shquar në Greqi u arrestua të shtunën për akuzat e përdhunimit kundër të miturve, shkruan NY Daily, transmeton Insajderi.
Dimitris Lignadis, i cili dha dorëheqjen si drejtor artistik i teatrit kombëtar të Greqisë në fillim të këtij muaji, akuzohet për përdhunimin e një djali 14-vjeçar në vitin 2010 dhe një viktime tjetër të paidentifikuar.
Lignadis u dorëzua në polici në Athinën qendrore të Shtunën, ku ai po mbahet aktualisht.
Një grua për të cilën thuhet se ka njohuri për jetën e tij private thuhet se po bashkëpunon me hetuesit.
Avokati i Lignadis, Nikos Georgouleas, tha të shtunën se klienti i tij mohon të gjitha akuzat kundër tij.
56-vjecari u arrestua një ditë pasi ministrja e kulturës e vendit, Linda Mendoni, e përshkroi atë si “një person të rrezikshëm”. /Insajderi.com