Labinot Tahiri fillon mbrëmjet muzikore

Labinot Tahiri fillon mbrëmjet muzikore

Artistët të cilët gjatë pandemisë nuk patën koncerte dhe punë, ngritën zërin pasi puna e tyre ishte duke rënë, njofton Insajderi.

Kjo ka ndodhur si pasojë e mos grumbullimit të personave, ku rrezikohej shëndeti i qytetarëve.

Labinot Tahiri me anë të një postimi në rrjetin social në Instagram ka paralajmëruar se nga java tjetër do fillojë mbrëmjet muzikore, “e kush infektohet le të izolohet në shtëpi”.

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës. Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë”, u shpreh ai.

Më tutje shtoi “Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra”.

Këngëtari së fundmi kishte reaguar edhe për fushatat e mbajtura nga politikanët, në të cilat kishte një grumbullim të madh të njerëzve./Insajderi.com