Paris Hilton është kokë e këmbë e dashuruar me Carter Reum që kur filloi romanca e tyre në fundin e vitit 2019.
Ajo tha një “Po” të zëshme kur ai u ul në gjunjë për t’i propozuar martesë, njofton Insajderi.
Në një intervistë për “iHeartRadio”, ajo kujtoi me shumë emocione propozimin për martesë dhe se si çifti planifikojnë të ardhmen me fëmijë.
Për propozimin – që është edhe i katërti me radhë për të – Paris thotë se ishte shumë e befasuar kur e mori, në kohën që ata po festonin ditëlindjet e tyre, që i bie të jenë në shkurt.
Ajo fillimisht kishte menduar se ai do të bënte propozimin për njëvjetorin e lidhjes në dhjetor: “Kur nuk ndodhi, nuk thashë gjë, por isha pak e mërzitur”.
Paris pranon se e kishte ngacmuar pak, por dhëndri i ardhëm i kishte thënë: “Kur të të propozoj, do të jetë diçka është më e mrekullueshme se kjo, do ta shohësh shumë shpejt”.
“Fillova të dridhesha dhe të qaja sepse isha shumë e emocionuar, shumë e lumtur”, tha ajo duke zbuluar se e gjithë familja ishin bashkë në udhëtim. “Ishte kaq e këndshme që ai e kishte menduar që të ftonte edhe familjarët tanë për të festuar së bashku”.
Tutje shtoi se mezi pret të krijojnë një familje së bashku tani që së fundmi ka zbuluar se ka nisur procesin e ngjizjes artificiale, in-vitro. Por, së pari dasma pastaj fëmijët. /Insajderi.com