Këngëtarja e hitit “Firework”, Katy Perry, solli në jetë fëmijën e parë gjatë verës që lamë pas.
Perry tashmë është e gatshme që të shijojë ditët në plazh, duke u veshur kështu edhe me bikine, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Insajderi.
Ajo së bashku me të fejuarin Orlando Bloom, kanë vendosur që të shkojnë në Hawaii.
36-vjeçarja kishte zgjedhur për kostum të larjes ngjyrën vjollcë, kurse shihej se ende është pak mbipeshë.
Çifti u takuan në vitin 2016, ndërsa u fejuan tre vite më pas.
Përndryshe Perry dhe Bloom tashmë janë prindër të një vajze, ndërsa shihen tejet të përkushtuar.