Ellie Goulding dhe bashkëshorti i saj Caspar Jopling së shpejti do të bëhen prindër për herë parë.
Këngëtarja 34 vjeçare nuk ia kishte idenë se ishte shtatzënë gjatë kohës sa po performonte në gusht të vitit 2020.
“Ishte gjatë kohës kur na u lejua të fluturonim, kur unë dhe Caspar e kuptuam se isha shtatzënë fiks në kohën e njëvjetorit të martesës. Ky nuk ishte plani”, tha këngëtarja për Vogue, njofton Insajderi.
“Ideja se mund të isha shtatzënë nuk ishte reale për mua. Por shtatzënia më bëri të ndihesha si njëri. Dua të gjej një fjalë më të mirë se femërore, por tani kam forma që nuk i kam pasur më parë. Po e shijoj. Bashëshorti im po e shijon”.
Kantautorja shtoi, “Jam e ngazëllyer që do të bëhem nënë – por gjithashtu dua të sigurohem që të vazhdoj të punoj. Mezi pres të kthehem në turne. kam qenë në studio shumicën e ditëve, dhe jam e lumtur për sfidën. Do të jetë një përvojë krejtësisht e re”. /Insajderi.com