Ylli i golfit vetë-aksidentohet me makinë, i nënshtrohet një operimi urgjent

Ylli i golfit vetë-aksidentohet me makinë, i nënshtrohet një operimi urgjent

Tiger Woods u shtrua në spital pasi u përfshi në një aksident me makinë në Los Angeles të martën në mëngjes. Sipas agjentit të tij, Mark Steinberg, Woods pësoi dëmtime “të shumta” në këmbë, shkruan Golf Digest, transmeton Insajderi.

“Ai aktualisht është në operacion”, tha agjenti i tij duke shtuar, “Ne ju falënderojmë për privatësinë dhe mbështetjen tuaj”.

Sipas një deklarate nga departamenti i sherifit, qarku Los Anxhelos, policia iu përgjigj një “përplasje makine” përafërsisht në orën 7:12 të mëngjesit “Shoferi dhe pasagjeri i vetëm u identifikuan si lojtar golfi PGA, Eldrick ‘Tiger’ Woods. Woods u nxjerr nga rrënoja nga zjarrfikësit dhe ndihmësmjekët e Los Angeles County, dhe më pas u transportua në një spital lokal me ambulancë”. /Insajderi.com