Pas rikuperimit, Enca publikon pamje tronditëse të këmbës së thyer

Pas rikuperimit, Enca publikon pamje tronditëse të këmbës së thyer

Vitin e kaluar, Enca pati një periudhë heshtjeje të gjatë në rrjete sociale, por pas disa javësh ajo zbuloi se kishte pësuar një lëndim të rëndë në këmbën e saj, me ç’rast i ishte nënshtruar një operimi të vështirë.

Ndërhyrja kirurgjike për të korrigjuar dëmin e bërë në këmbën e saj, i diktoi asaj gati dy muaj regjim shtrati për të marrë veten. Më pas vijuan edhe një sërë seancash fizioterapie për të rikthyer mobilitetin e këmbës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENCA (@enca)

Në një video të publikuar fillimisht në TikTok, më pas edhe në llogarinë e saj në Instagram, përmban pamje të rënda të lëndimit të saj.

Ajo shkruan se ishte e tmerruar nga lëndimi dhe këndi që kishte marrë kyçi i saj i këmbës pas thyerjes. Gjatë operimit u desh që disa shufra metalike të vendoseshin në eshtrat e këmbës për të rikthyer gjendjen normale.

Kjo i la shenja të mëdha në këmbë, për të cilat në postime të mëparshme këngëtarja kishte thënë se do t’i mbulonte me tatuazhe. /Insajderi.com

Paralajmërim: përmbajtja e materialit që pason ka imazhe grafike të rënda, kështu që lexuesit, ose shikuesit mund të përgatiten të angazhohen në mënyrë adekuate ose, nëse është e nevojshme, të shkëputen për mirëqenien e tyre.