Fiks dy javë më parë, moderatori Ardit Gjebrea dha lajmin se ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës, COVID-19, njofton Insajderi.
Këtë e bëri të ditur vetë moderatori i “E Diela Shqiptare” me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm me një temperaturë jo të lartë.
Ai shkroi se i është nënshtruar vetë-izolimit të detyruar dy javor dhe se do të vazhdojë më përgatitjen e emisionit të tij të cilin do ta moderojë nga shtëpia.
Por, infektimi që rezultoi të ishte një rast i lehtë, ka mbaruar për moderatorin sepse sipas një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka tejkaluar sëmundjen.
“Kaq ishte!”, shkruan si teksa falënderon edhe ekipin mjekësor që u kujdes për të. Në shkrimin falënderues ai nuk lë anash as bashkëshorten e tij duke shkruar, “[Falënderoj] Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre”.
Në fund, ai shkruan se do i duhet edhe pak kohë për t’iu rikthyer dinamikës së punës dhe po e merr ngadalë rikthimin. /Insajderi.com