Boateng nën hetime me dyshimet se plagosi qëllimisht ish të dashurën e ndjerë

Boateng nën hetime me dyshimet se plagosi qëllimisht ish të dashurën e ndjerë

Para dy javësh, Kasia Lenhardt, modelja e njohur 25 vjeçare u gjend e vdekur në një apartament në Berlin, që besohet të jetë në pronësi të ish-të dashurit të saj, futbollistit Jerome Boateng, njofton Insajderi.

Sipas Daily Mail, trupi i pajetë u gjet nga policia dhe vdekja e saj u përcaktua si jo e dyshimtë.

Kasia, i cili kishte një djalë nga një lidhje e mëparshme, kishte qenë në lidhje me 32-vjeçarin Boateng për 15 muaj para se çifti të ndahej më 2 shkurt mes një përleshje të dyshes në media sociale.

Tani, sipas “The Sun”, Prokurorët gjermanë po hetojnë futbollistin Jerome Boateng për dyshimin se ia shqeu veshin të dashurës së tij Kasia Lenhardt një vit para vdekjes së saj.

Çështja kundër Boateng, e cila u hap për herë të parë në vitin 2019 para se të ishte mbyllur vitin e kaluar, tani është rihapur nga prokurorët pasi dolën informacione të reja nga hetimet e policisë së Berlinit që pasuan vetëvrasjen e Lenhardt.

Boateng akuzohet për plagosjen me dashje të Lenhardt, një ish garuese e Gjermanisë në Top Top Model, në tetor të vtit 2019 – pak më shumë se një vit para ndarjes brutale publike që përfundoi me vdekjen e saj në një apartament në Berlin më parë këtë muaj. /Insajderi.com