Është djalë – Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Është djalë – Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Foshnja e Katharine McPhee ka ardhur në jetë!

Revista PEOPLE, zbuloi ekskluzivisht që aktorja mirëpriti fëmijën e parë në jetë me bashkëshortin, muzicientin David Foster, njofton Insajderi.

“Katharine McPhee dhe David Foster mirëpritën në jetë një foshnje djalë të shëndetshëm”, tha një burim për revistën. “Babai dhe nëna po ndihen shkëlqyeshëm”.

Në tetor, për PEOPLE konfirmuan se McPhee dhe Foster po prisnin një fëmijë. Në atë kohë, çifti u panë në Montecito, California, duke drekuar dhe duke bërë pazar rroba fëmijësh.

Çifti u martuan në qershor të vitit 2019 pas takimit të parë në vitin 2006, kur Foster mentoroi McPhee dhe garues të tjerë në sezonin 5-të të American Idol. Foster është baba i tre vajzave nga martesat e mëparshme. /Insajderi.com