Eri pezullohet nga “Për’puthen” – çfarë ndodhi pasi u fikën kamerat?

Eri pezullohet nga “Për’puthen” – çfarë ndodhi pasi u fikën kamerat?

Në edicionin e fundit të “Për’puthen”, pati dy hyrje të reja: Dorian Kuka dhe Princ Mile, njofton Insajderi.

Ky i fundit u prit mirë nga vajzat mes gjithë lajkave që ai po u bënte, ndërkaq e njëjta gjë nuk ndodhi edhe për Dorianin i cili pati një përplasje të ashpër me dy nga vajzat e studios.

Ai komentoi vajzat e programit të dashurisë, por zgjodhi të mos ndante mendimin e tij për Antonelën dhe Ledianën. Pas disa këmbënguljesh që ai t’i komentonte ato, tha se i dukeshin si nusja me vjehrrën që grinden gjatë gjithë kohës.

Deklarata e tij iu duk shumë e pavend Antonelës, e cila iu kundërpërgjigj duke i thënë se është shumë i vogël, madje nuk ka as qime në fytyrë.

Për të mbrojtur veten, ai tha se është viti 2021 dhe burrat me qime nq fytyrë nuk kanë lezet, por deklarata e tij e radhës ngacmoi djemtë në anën tjetër.

Në këtë debat ditën e djeshme u përfshi edhe Eri, i cili është pezulluar nga programi për këtë arsye. Situata mes dy djemve ka degraduar jashtë studios dhe pasi janë fikur kamerat, prandaj Eri është pezulluar përkohësisht nga programi dhe e gjitha do të diskutohet si zakonisht në “Për’puthen Prime” këtë të diel.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme në studio i pranishëm ishte Doriani i cili shprehu keqardhje për situatën e krijuar që në ditën e tij të parë. /Insajderi.com