Jessie J në një romancë të re dashurie pas ndarjes me Channing Tatum

Jessie J në një romancë të re dashurie pas ndarjes me Channing Tatum

Këngëtarja e njohur, Jessie J, e ka bërë publike lidhjen e saj të re me valltarin, Max Pham Nguyen.

Artisja, është ndarë me Channing Tatum vitin që lam pas, ku tashmë ka zgjedhur një fillim të ri, shkruan ‘Mirror’.

Jessie J bëri të ditur romancën nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ku shihej së bashku me të dashurin.

Çifti shiheshin mjaft të lumtur së bashku, derisa u panë duke marrë poza të përqafuara në kolltuk.

Të shumta imazhe erdhën nga Jessie J, duke bërë që fansat e saj t’i uronin më të mirat në lidhjen e re.

Para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing, teksa në tetor të viti 2020 zgjodhën që t’i ndanin rrugët.

32 vjeçarja, për dy romancat, nuk ka vendosur që të flas publikisht për media.\Insajderi.com