T.I akuzohet për abuzim seksual – kërkohet nisja e hetimeve

T.I akuzohet për abuzim seksual – kërkohet nisja e hetimeve

Një avokat u ka kërkuar autoriteteve të fillojnë një hetim penal kundër Clifford “T.I.” Harris, dhe gruaja e tij Tameka “Tiny” Harris (T&T) pasi dhjetëra gra i kanë akuzuar për abuzim seksual.

Sipas një njoftimi për shtyp nga T.A. me bazë në New York më shumë se 30 gra e kanë kontaktuar atë dhe e kanë akuzuar çiftin dhe bashkëpunëtorët e tyre për “drogim të detyruar, rrëmbim, përdhunim dhe frikësim” në të paktën dy shtete, përfshirë California dhe Georgia.

Sipas SPIN, avokati, Tyrone A. Blackburn u ka dërguar letra avokatëve të përgjithshëm të shtetit të Kalifornisë dhe Xhorxhia duke u kërkuar atyre të hapin një hetim, transmeton Insajderi.

Sipas New York Times dhe konfirmuar nga SPIN, Blackburn po përfaqëson 11 nga akuzuesit. Sidoqoftë, avokati i çiftit, Steve Sadoë, mohoi akuzat në një deklaratë. /Insajderi.com