Si duket sot vajza e vetme e Antonio Banderas?

Si duket sot vajza e vetme e Antonio Banderas?

Vajza e Melanie Griffith dhe Antonio Banderas, Stella Bandera publikoi si rralle herë një foto të sajën në Instagram, njofton Insajderi.

Biondja 24 vjeçare dëshmoi edhe njëherë se ka marrë gjenet më të bukura të prindërve të saj super-yje. Fotografitë e shkrepura janë pjesë e një kampanjë të modës për një mik të sajin dizajner.

Ajo është fëmija më i vogël i Melanie dhe motra nga ana nënës, e Alexander Bauer dhe Dakota Johnson, përkatësisht nga martesat e Melanie me Steven Bauer dhe Don Johnson.

Prindërit e Stellas jetonin në vendlindjen e babait të saj në kohën e lindjes së saj më 24 shtator 1996. Ajo lindi në qytetin mahnitës të Marbella, përgjatë bregdetit Mesdhe.

Emri i saj i plotë është Stella del Carmen Banderas Griffith. Ndërsa prindërit e saj janë tepër të famshëm, ata e rritën Stelën larg vëmendjes së publikut. Ajo është shtetase e Spanjës dhe SHBA. falë linjës së prindërve të saj dhe flet rrjedhsheëm, ai anglishten po ashtu edhe spanjishten. /Insajderi.com