E paramendoni Will Smith-in si president? Sepse ai po

E paramendoni Will Smith-in si president? Sepse ai po

Nga Fresh Prince në një politikan – Will Smith po konsideron një rol në politikë, njofton Insajderi.

Gjatë një paraqitjeje në poskastin, “Pod Save America”, aktori konfirmoi interesin e tij për të kandiduar si politikan.

“Mendoj se tani po lë atë zyrë”, duke iu referuar asaj prezidenciale, “të pastrohet pak”, tha Will Smith. “Dhe pastaj do e konsideroj atë gjatë rrugës”.

Teksa fituesi i katër çmimeve “Grammy”, po vazhdonte të fliste, ai sqaroi se çfarë figure politike po planifikon të jetë në të ardhmen.

“Sigurisht do të bëj pjesën time, pavarësisht nëse ajo mbetet artistike ose, në një moment, në arenën politike”, shtoi ai.

Will Smith, i cili kohët e fundit festoi përvjetorin e “Fresh Prince of Bel Air”, la të kuptojë së pari interesin e tij për politikën pasi Donald Trump filloi të kandidonte për zyrë, sipas deklaratave të bëra nga The Independent.

Ai gjithashtu nuk do të ishte reperi i parë që i futet politikës, Scarface of the Geto Boys dhe Kanye West janë përpjekur të dy të kandidojnë për zyrën presidenciale në vitet e fundit.

/Insajderi.com