Konkurrenti i “Për’puthen” prezanton për herë të parë të birin 3 vjeçar

Konkurrenti i “Për’puthen” prezanton për herë të parë të birin 3 vjeçar

Pak javë më parë emisionit të dashurisë “Për’puthen”, iu bashku edhe një konkurrent i ri.

Arsim Avdyli 20 vjeçar ishte konkurrenti i parë shqiptar që vinte nga Maqedonia, i cili prej vitesh jeton në Zvicër, ku drejton edhe një biznes ne partneritet me mikun e tij.

Por nuk ishte ky detaji që tërhoqi vëmendjen e vajzave. Konkurrenti i ri ishte baba i një djali 3 vjeçar me emrin Leon. Arsimi është i ndarë nga bashkëshortja, dhe djali i tij jeton me të birin në Zvicër, dhe ai qëndron me të gjatë vikendeve.

Ndonëse djali jeton me prindërit të ndarë, Arsimi tha se ai është shumë i afërt me të birin. Gjatë prezantimit në studio ai tregoi edhe tatuazhin që e kishte gjithë portretin e Leonit.

Së fundmi me anë të një postimi në Instagram na prezantoi të birin duke ndarë një fotografi.

“Të dua”, ka shkruar Arsimi krahas pozës ndërsa ndjekësit kanë vërshuar në komente. /Insajderi.com