Atdheu i “Për’puthen” mposht Covid-19, a do të rikthehet në emision?

Atdheu i “Për’puthen” mposht Covid-19, a do të rikthehet në emision?

Konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka munguar prej disa ditësh në emision.

Moderatorja Bora Zemani ka shpjeguar mungesën e tij, ajo ka treguar se për fat të keq, konkurrenti është infektuar me COVID-19, ndaj do t’i mungojë për disa ditë “Për’puthen”.

Vetë konkurrenti nuk e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjete sociale, ndërkohë që nuk dihej as gjendja e tij shëndetësore. Produksioni i uroi Atdheut shërim të shpejtë dhe rikthimin sa më parë në “Për’puthen”.

Nga shtëpia, Atdheu ka thumbuar konkurrentët e emisionit duke shkruar në një postim në InstaStory:

“Kur nuk është macja në shtëpi, minjtë bëjnë dasëm.”- janë fjalët e tij që s’dihet kujt ia drejton.

Fatmirësisht, Atdheu e ka kaluar Covid-19, siç ka lajmëruar në një postim në InstaStory.

“Më në fund negativ dhe unë. Shumë e vështirë që një njeri kaq pozitiv sa unë, të bëhej negativ. Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Shihemi shpejt.”- shkruan ai, pa treguar më specifikisht nese do të rikthehet në “Për’puthen”.

Por mesa duket po! Autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka thënë se po presin vetëm negativizimin e Atdheut, që ai të kthehet sërish në emision.

Atdheu ka dalë nga emisioni apo jo?”- shkruan dikush.

“Jooo, Atdheu është me covid. Presim të negativizohet.”- përgjigjet Olsa.