Në fillim të shkurtit, nëpër rrjet qarkulluan fjalë që Fifi dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fatjon Kuqari janë në një lidhje, sipas disa indikacioneve të postimeve të dyshes, njofton Insajderi.
Ajo që shtoi ende më shumë dyshimet për një lidhje të mundshme, ishte edhe deklarata e Fitit në “Shiko Kush Luan”.
“Jam në lidhje me Fation Kuqarin”, ishte shprehur ajo gjatë një puntate.
Më pas, Fationi publikoi një fotografi të Fifit e shtrirë në spital, foto e cila sërish bëri xhiron e rrjetit, duke shqetësuar fansat për gjendjen e saj shëndetësore.
Në një postim tjetër, ish-konkurrenti ndau edhë një video ku në sfond dëgjohej një këngë e pa publikuar e Fifit. Këtu u kuptua se fotoja në spital ishte një pjesë e shkëputur nga videoklipi për këngën e re, dhe se Fationi do të jetë protagonist në po të njëjtin videoklip.
Ditë më vonë, u zbulua edhe titulli i këngës që është “Maniac”, mirëpo detaje të tjera të publikimit nuk janë bërë akoma të ditura.
Së fudmi, Fifi ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet në një shtrat me Fationin, edhe kjo një skenë e shkëputur nga videoklipi.
Ndërkohë, sërish asnjë detaj tjetër publikimi nuk është bërë i ditur, mirëpo këngëtarja përshkroi postimin me një pjesë të shkëputur nga teksti i këngës.
“Kanihere e boj mik idiotsin .. po para teje dreqi ik e bohna kanarine”, shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se videoklipi është finalizuar. /Insajderi.com
View this post on Instagram