Sanremo 2021: Ermal Meta kryeson renditjen provizore pas shfaqjes së dytë live

Sanremo 2021: Ermal Meta kryeson renditjen provizore pas shfaqjes së dytë live

Pas shifrave të pakta të shikimit të natës së parë – 8,363,000 shikues dhe një pjesë e audiencës prej 46,6%, rezultati më i ulët që nga viti 2014 për sa i përket pjesës – Sanremo 2021 vazhdoi me shfaqjen e saj të mërkurën në mbrëmje, njofton Insajderi.

13 garuesit e mbetur në Campioni – emrat e mëdhenj nga të cilët do të zgjidhet artisti i Italisë në Eurovision 2021 – performuen këngët e tyre për shikuesit për herë të parë.

Në fund të shfaqjes drejtpërdrejt, u zbulua një renditje e plotë provizore bazuar në rezultatet e sondazhit demoskopik.

Në listë, kryeson këngëtari me prejardhje shqiptare, Ermal Meta me këngën “Un milione di cose da dirti“. /Insajderi.com