Teksa po shijon plazhet e bukura të Maldiveve, Dhurata Dora po përgatit një befasi për ju

Teksa po shijon plazhet e bukura të Maldiveve, Dhurata Dora po përgatit një befasi për ju

Së fundmi, Dhurata Dora ka marrë pak ditë pushim nga jeta e saj shumë aktive për të udhëtuar drejt Dubait – si shumë të tjerë të famshëm, njofton Insajderi.

Nga Dubai destionacioni i radhës: plazhet ekzotike të ishujve Maldive. Por, sipas burimeve të Prive këngëtarja nuk është vetëm për pushime, ajo po përgatit një bashkëpunim shumë të përfolur me një nga artistët më në zë të ditëve të sotme – Maitre Gims.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

Që nga viti i kaluar në rrjete sociale, kanë qarkulluar zëra se artisti francez me prejardhje kongoleze po përgatit një bashkëpunim me Dhuratën.

Xhirimet do të bëhen në ishujt ekzotik meqenëse Dhuratën po e shoqëron edhe grimeri i njohur, Arbër Bytyqi i cili do të kujdeset për pamjen e saj. /Insajderi.com