Drake nxit thashetheme për një aferë me Kim Kardashian

Drake nxit thashetheme për një aferë me Kim Kardashian

Artisti kanadez, Drake ka nxitur thashethemet për një aferë me Kim Kardashian, në tekstin e këngës së tij më të fundit, njofton Insajderi.

Teksa procesi i divorcit mes Kim dhe Kanye West po vazhdon, teksti i këngës “Wants and Needs” së Drake mori vëmendje të madhe.

Ajo që dukej si referencë për Kanye, Drake thotë në teskt: “Po, ndoshta duhet të lidhem me Yeezy [marka e veshjeve të Kanye], kam nevojë për pak Jezus / Por sapo fillova të rrëfej mëkatet e mia ai nuk na besonte”.

Të dy reperët kanë pasur përleshje me njëri tjetrin, që nga grindja e tyre që daton nga viti 2018.

Dhe duket se Drake e ka bërë një hap më tej këtë herë me tekstet e tij më të fundit të fshehta.

Ai nuk e përmend emrin e Kim në këngë, por kjo nuk i ndaloi fansat të spekulonin për ‘aferën’ e përfolur në Twitter. /Insajderi.com