Vitin e kaluar, Enca pati një frakturë të rëndë të kyçit të këmbës, dhe iu nënshtrua një operimi të vështirë që të korrigjonte dëmtimin, njofton Insajderi.
Pas operimit asaj iu desh regjim shtrati në mënyrë që këmba e saj të shërohej, dhe kështu 49 ditë e mbyllur në shtëpi pa lëvizur fare.
Aktiviteti i saj i paktë fizik, bëri që ajo të shtonte peshë, gjë që e pranoi kur një ndjekës e pyeti në Instagram.
“Më duket mua apo ke shtuar peshë?”, e ka pyetur dikush, gjë të cilën ajo e ka ndarë me ndjekësit e tjerë.
Ajo u përgjigj duke shkruar se ka shtuar 10 kilogramë gjatë asaj kohë, 5 prej të cilave ka arritur t;i humb.
“Që kur theva këmbën, rreth 2 muaj më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kilogramë. Tani 5 prej tyre i kam hequr, ende po punoj për to. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre. Me ose pa 10 kilogramë I’m still the baddest bitch I knoë”, i është përgjigjur këngëtarja.
Së fundmi, këngëtarja është rikthyer me prurje të reja muzikore duke lansuar këngën “Nashta” e cila u publikua para pak ditësh. Është realizuar edhe një videoklip ku si asnjëherë më parë ajo u shfaq duke mbathur një pale atletete.
Në një postim tjetër, Enca tha se ende ka dhimbje në kyçin e këmbës kur ecën dhe se rikuperimi i plotë do të marrë shumë kohë. /Insajderi.com