Nëse ndiqni rregullisht emisionin e mbushur me dramë dhe batuta, “Për’puthen”, tani më i dini disa nga ato më të famshmet.
Në një nga edicionet e programit të dashurisë, Arjan Konomi kritikon sjelljen e Mevlan Shabës dhe mos vendosmërinë e tij sa i përket zgjedhjes së vajza.
“Kap ça t’kapësh”, i thotë ai në një moment që nxiti shumë të qeshura në studio. Me kohën batuta u kthye në shkurtesën KÇK, dhe vazhdon të përdoret muaj më vonë.
Tani konkurrenti në bashkëpunim me Sabianin lansoi këngën që mban titullin, “KÇK” e cila u realizua edhe me videoklip.
Natyrisht, si i ftuar special në videoklipin e fundit të këngëtarit është edhe autori i batutës, Arjan Konomi. /Insajderi.com