George Clooney thotë se askush nuk ishte aq i befasuar sa ai kur u martua me Amal në vitin 2014.
Aktori dhe regjisori ishin betuar se nuk martohej më, por kur ai u takua me avokaten e të drejtave të njeriut, gjithçka ndryshoi në një çast, tha ai në podcast Smartless, njofton Insajderi.
“E vërteta ishte që unë takova këtë grua të mahnitshme dhe ajo më mori frymën”, tha Clooney. “Ishte e shkëlqyeshme dhe hokatare, e bukur dhe e mirë”.
Ai tha, “Ne u fejuam pas disa muajsh dhe u martuam brenda vitit të parë që u takuam. Kjo më befasoi më shumë sesa të tjerët – dhe të gjithë të tjerët u befasuan shumë”. /Insajderi.com