Lajmet për divorcin – Kim Kardashian shpërthen në lot: “Ndihem si dështake”

Lajmet për divorcin – Kim Kardashian shpërthen në lot: “Ndihem si dështake”
Burimi i fotografisë: 'KUWTK'

Duket se divorci i Kim Kardashian nga Kanye West do të mbulohet në ndonjë mënyrë në sezonin final të shfaqjes “Keeping Up With the Kardashians”, njofton Insajderi.

Në një klip të ri prezantues për shfaqjen ‘reality’, ajo shihet duke qarë me dënesë dhe deklaron: “Ndihem si një dreq dështake”.

Edhe motra më e vogël, Kendall Jenner është gjithashtu edhe përlotur gjatë bisedës së familjes.

Ndonëse nuk është e sqaruar se çfarë e bëri Kim-in të qajë, është e sigurt të thuhet se përfshin divorcin nga babai i katër fëmijëve të saj. /Insajderi.com