Sigurohen dozat e gjakut për aktorin, Rasim Thaçi

Sigurohen dozat e gjakut për aktorin, Rasim Thaçi

Këngëtarja Adelina Thaçi me anë të një postimi ka bërë thirrje për dhurim gjaku, për babain e saj të sëmurë me COVID-19, aktorin dhe komedianin, Rasim Thaçi, njofton Insajderi.

Thirrja për personat që kanë kaluar virusin dhe mund të dhurojnë gjak (të grupit A Pozitiv apo A Negativ) është bërë me urgjencë nga këngëtarja.

“Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar covidin, e që e kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat. Kjo është për babin tim, na duhen përmbi 50 antitrupa”, shkruan Adelina në postimin e saj, në profilin e Facebook.

Po prapë, me anë të një postimi në Facebook, këngëtarja ka bërë të ditur se dozat e gjakut janë siguruar dhe falënderon të gjitha ata që shprehën vullnetin të reagonin shpejt.

“Të dashur miq, gjaku është siguruar, nga zemra ju faleminderit për krejt ju që më keni kontaktuar e keni shprehur vullnetin me ardhë, dhe me dhanë gjak. Ju falënderojmë të gjithëve! Me respekt familja Thaçi”, ka shkruar e bija e tij Thaçi-Meta. /Insajderi.com