Netflix po provon të ndalojë ndarjen e fjalëkalimit të llogarisë.
Disa përdorues kanë raportuar se kanë marrë një mesazh ku shkruan: “Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, keni nevojë për llogarinë tuaj për të vazhduar të shikoni”.
Një zëdhënës tha për BBC: “Ky test është krijuar t’u siguruar që njerëzit që përdorin llogari të Netflix janë të autorizuar ta bëjnë këtë”.
Ende nuk është marrë një vendim nëse kompania do ta hapë këtë në të gjithë rrjetin e saj.
Në provë, përdoruesit mund të verifikojnë se u lejohet të hyjnë në llogari me anë të një kodi, të dërguar përmes tekstit ose postës elektronike. /Insajderi.com