
Gruaja e këngëtarit të muzikës country, Granger Smith është shtatzënë me një djalë dy vjet pasi djali i tyre 3-vjeçar River u mbyt në pishinën e familjes, njofton Insajderi.
“Po presim fëmijë” shkroi ai në një postim në Instagram. “Jeta nuk është e përsosur. Nganjëherë është e thyer dhe e tmerrshme, por asnjëherë e pashpresë. Zoti ta premton këtë”.
Ai vazhdoi, “Historia jonë nuk ka mbaruar akoma dhe as e jotja! Përmes vuajtjeve dhe gëzimit tonë, lavdia e Zotit rrezaton përmes të gjithëve!”
Bashkëshortja e këngëtarit, Amber pritet të sjellë fëmijën në gusht. /Insajderi.com
View this post on Instagram