Që nga janari i këtij viti, Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi theu arrestin shtëpiak ku duhej të kalonte dënimin e saj në Kukës.
Policia e Kukësit kishte marrë informacion se këngëtarja ishte arratisur nga objekti dhe pas një kontrolli u kuptua se nuk kishte asnjë person brenda.
Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.
Pavarësisht situatës, këngëtarja po shijon ditët më të bukura të dashurisë me të fejuarin e saj, Fisnik Sylën, dhe momentalisht gjendjen në Dubai për pushime.
Gjithçka bëri publike nga atje duke ndarë imazhe dhe video nga udhëtimi. Së fundmi ajo ka publikuar edhe një fotografi ku çifti shihet përkrah aktorit të njohur hollivudian, Steven Seagal.
Udhëtimet e aktorit hollivudian për në Emiratet e Bashkuara janë të shpeshta, meqenëse Seagal është ambasadori i markës për STREIT, një firmë me seli në Ras Al Khaimah që prodhon një gamë të gjerë të automjeteve të blinduara, përfshirë Storm – një automjet i parë i këtij lloji hibrid, i gjurmuar dhe amfib për operacionet speciale të ushtrisë, evakuimet mjekësore dhe paqe ruajtjen. /Insajderi.com