Javën që po lëmë pas, kryefjala e mediave rozë ishte Orinda Huta dhe shtatzënia e saj e pretenduar.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tyrjan Hyska zgjodhën rrjetet sociale për të konfirmuar lajmin e bukur me anë të disa fotografive në Instagram.
Në një postim në Instagram, Turjani shkruan: Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një *beb*”.
View this post on Instagram
Në një postim me fotografi të ngjashme, Orinda shkruan: “Duke pritur mrekullinë me të cilën Zoti zgjodhi të na bekojë!”.
View this post on Instagram
Çifti po bëhen prindër për herë të parë pas më shumë se një dekade bashkë. Dyshja kurorëzoi dashurinë 10-vjeçare në një ceremoni të mbajtur në Kalanë e Petrelës, më 27 korrik 2017. /Insjaderi.com