Shumë nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, pas daljes kanë kapitalizuar famën e tyre ose duke hapur lokale ose duke provuar veten në muzikë.
Por, Arjon Luli nuk zgjodhi asnjërën nga këto industri, për të themeluar një sipërmarrje.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai njoftoi se bashkë me të dashurën Selena Sulo, së shpejti do të nisin një biznes online – një dyqan me lodra dhe aksesorë seksi, njofton Insajderi.
“Përshëndetje miq”, nis ai postimin. “Dua të ndaj me ju diçka, që shumë nga unë dhe Selena do hapet një sex shop online ku mund të gjeni çdo produkt me cilësi dhe çmim të arsyeshëm”, vazhdon ai.
Dyqani online akoma nuk është lansuar në rrjet, mirëpo për këdo që është i interesuar të blejë diçka, ish-konkurrenti garanton anonimitetin. /Insajderi.com