E kuptuat simbolikën pas fustanit të Dua Lipës?

E kuptuat simbolikën pas fustanit të Dua Lipës?

Dua Lipa ishte e nominuar për gjashtë çmime Grammy këtë vit, dhe ndonëse rrëmbeu vetëm një për “Albumin më të mirë pop”, veshja e saj do të mbetet për gjatë në historinë e veshjeve më të bukura të eventit, njofton Insajderi.

Ajo u shfaq me një fustan rozë, që kishte të dizenjuar një flutur, dhe fustani kishte kristale Swarovski pa fund. E sigurt të thuhet që ajo vezulloi!

Për këngtaren, po ashtu si dhe për Versace-n, fluturat simbolizojnë ngjalljen, ripërtëritjen e lëvizjen.

“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë pasur shumë simbolikë për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”,- rrëfeu këngëtarja. /Insajderi.com