COVID-19: Kërkohet plazmë gjaku për Luan Jahën

COVID-19: Kërkohet plazmë gjaku për Luan Jahën

Gjendja shëndetësore e aktorit, Luan Jaha është përkeqësuar pas infektimit me Covid-19, dhe vajza e tij Hana, ka bërë thirrje në rrjetet e saj sociale për të dhuruar gjak.

Ajo shkruan se duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa, njofton Insajderi.

“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin (Luan Jaha), andaj personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv të më lajmërohen”.

Thirrje të njëjtë ka bërë edhe avokati, Arianit Koci në profilin e tij në Facebook. Ai fton të gjithë të përshtatshëm për dhurim të ndihmojnë mikun e tij, Luanin. /Insajderi.com