E keni vënë re ju? Fansat diskutojnë për këtë paqartësi në serialin “La Casa de Papel”

E keni vënë re ju? Fansat diskutojnë për këtë paqartësi në serialin “La Casa de Papel”

“La Casa de Papel” vazhdon të jetë një hit masiv, teksa miliona adhurues po presin me padurim sezonin e pestë, që do të jetë edhe finalja e madhe.

Por, një person ka vënë re një detaj brenda serialit që vazhdon të jetë i paqartë për shumë: Ku janë milionat që ata vodhën?

Në rrjetin social, Reddit një adhurues shkruan: “Kam ndjekur serialin deri në sezonin e katërt, kështu që nëse do të shpjegohet më vonë, ju lutem më tregoni. Sapo vura re që nuk qartësohet ku kanë mbajtur paratë pas plaçkës”.

Gjatë grabitjes së tyre të parë në sezonet një dhe dy, grabitësit pushtuan Royal Mint of Spain, ku shtypën dhe u arratisën me 2.4 miliardë euro, shkruan Express, transmeton Insajderi.

Përdoruesi i rrjetit social vazhdoi duke shkruar: “Askush nuk është vendosur vërtet në një vend që tq mund të ruajnë paratë e tyre, shumica e tyre janë duke udhëtuar”.

“Supozoj se ata nuk mund t’i mbajnë paratë në asnjë llogari bankare pasi kjo do t’i bëjë ata një shënjestër të lehtë. Atëherë, ku e ruan secili anëtar pjesën e tij të parave?”, pyet ai.

Më tej përdoruesi thekson: “Kur Tokyo largohet nga ishulli në fillim të sezonit tre ajo ka vetëm një çantë shpine”.

Në përpjekje për të kuptuar misterin, adhuruesit e tjerë ndanë teoritë e tyre.

“Noshta kriptovaluta?” sugjeroi një person.

Një tjetër tha: “Unë mendoj se Profesori i mbajti paratë në Spanjë? Gjatë grabitjes së dytë, ai duket se ka qasje të lehtë në para”.

“Banda do t’i marrë si para të thata ose në forma të tjera, Profesori do të sigurohet për këtë. Berlini u përmend pengjeve se ata do të marrin paratë e tyre në zarf muaj më vonë”, shtoi një i tretë.

Fansat gjithashtu janë përpjekur të hamendësojnë se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm, dhe shumë prej tyre janë përqendruar në një personazh të ri (i luajtur nga Patrick Criado) i cili besohet të jetë djali i Berlinit. /Insajderi.com