Modelja e njohur vuajti nga depresioni dhe mendimet vetëvrasëse kur kuptoi orientimin e saj seksual

Modelja e njohur vuajti nga depresioni dhe mendimet vetëvrasëse kur kuptoi orientimin e saj seksual

Cara Delevigne foli hapur për sfidat e saj në pranimin e seksualitetit.

Modelja dhe aktorja 28 vjecare, tregoi se është rritur në një shtëpi tradicionale dhe iu desh kohë të kuptonte çfarë do të thoshte homoseksualiteti, njofton Insajderi.

“Nuk e njihja askënd që ishte homoseksual”, tha ajo gjatë një interviste me aktoren, Gwyneth Paltrow.

Delevingne thotë se lufta e brendshme me seksualitetin e saj i dëmtoi rëndë shëndetin mendor.

“Unë e ndërlidh depresionin masiv dhe momentet vetëvrasëse të jetës sime [me atë] sepse kisha shumë turp nga vetja. Por në fakt, kjo ishte pjesa ime që unë e dua aq shumë dhe e pranoj”, tha ylli. /Insajderi.com