Katy Perry dhe Orlando Bloom nxitën thashetheme se janë martuar fshehurazi, kur këngëtarja u pa me një unazë të arit në gishtin e saj, njofton Insajderi.
Në fotografitë e publikuara nga “Page Six”, çifti u panë duke ecur bashkë pasi u ndalën në një kafene gjatë pushimeve në Hawai. Në sy binte edhe unaza e saj.
Ishte planifikuar që çifti të martoheshin në dhjetor të vitit 2019. “Us Weekly” raportoi ekskluzivisht atë muaj se planet e martesës ishin shtyrë sepse lokacioni ku do të mbahej nuk ishte në dispozicion.
Ata zhvendosën datën e martesës për në fillim të vitit 2020, por gjithçka u anulua për shkak të shpërthimit të pandemisë. /Insajderi.com