Dikur miliona dollarë në borxhe sot Kanye West është personi me ngjyrë më i pasur në historinë e Amerikës

Dikur miliona dollarë në borxhe sot Kanye West është personi me ngjyrë më i pasur në historinë e Amerikës

Bloomberg ka raportuar se reperi dhe ikona e modës,, Kanye West ka pasuri në vlerë të 6.6 miliardë dollarësh, duke u bërë kështu edhe personi me ngjyrë më i pasuri në historinë e Amerikës, njofton Insajderi.

Po këtë kohë në vitin e kaluar, reperi u bë një miliarder i certifikuar me ndihmën e brendit të tij të suksesshëm “Yeezy” dhe një kontrate me “Gap”.

Meqenëse West mbetet pronari i vetëm i kompanisë Yeezy, shumica e pasurisë personale i atribuohet vendimeve të tij të fundit të biznesit dhe 1.7 miliard dollarë amerikanë nga asete shtesë.

Duke marrë parasysh që reperi pretendoi të ketë qenë 53 milion dollarë borxh më pak se gjysmë dekade më parë, arritjet e tij duhen përmendur. /Insajderi.com