Sara Hoxha kujton momentet më të bukura me gjyshin e ndjerë të Ledrit

Sara Hoxha kujton momentet më të bukura me gjyshin e ndjerë të Ledrit

Gjyshi i Ledrit ka ndërruar jetë, dhe lajmin së pari herë e dha nëna e tij Xheraldina me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. I ndjeri la pas fëmijët, nipërit dhe bashkëshorten e tij, njofton Insajderi.

“Baba jem i miri, sot ti mbylla syte dhe te ledhatova per here te fundit. Te dua, stambollesha jote perjete, Xherushi”, shkruan ajo duke njoftuar të gjitha se varrimi do të bëhet të nesërmen vetëm më familjen e ngushtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Në një postim në Instagram, edhe Ledri ndau dhimbjen e tij për humbjen e gjyshit duke ndarë një fotografi në prehër të tij, foto kjo që është shkrepur së fundmi.

“Kurr ma ne prehnin tond gjysh”, shkroi ai në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Sara Hoxha, gjithashtu e kujtoi të ndjerin me anë të disa postimeve në llogarinë e saj. Ajo shkroi se ishte me fat që takoi gjyshin e të dashurit të saj, dhe se ai pati mundësinë të takonte edhe vajzën e nipit të tij.

Po ashtu, ajo shpreh trishtimin që Poem Blu nuk do të mund të dëgjojë historitë e bukura të stërgjyshit të saj.

“Ndihem me fat që pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që në ditën e parë që të kam takuar më ke fal një dashuri që sot po më mungon pafund”, shkruan ajo.

“Gjithmonë kam thënë që do të isha më e lumtura në qoftë se Ledri bëhet vetëm sa gjysma jote”.

“Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj, po aq e trishtuar që nuk arriti të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrën time”, përfundoi shkrimin, Sara.

Më tej, Sara ndau edhe disa fotografi të pa publikuara më parë, ku shihet ajo në shoqërinë e gjyshërve të Ledrit.

Në imazhin e dytë, janë sërish gjyshërit e Ledrit dhe Sara që rrinë në një dhomë teksa Ledri po luan një lojë shahu me gjyshin e tij të ndjerë. /Insajderi.com