Ku mbeti Tina Turner?

Ku mbeti Tina Turner?

Me 28 mars, në Foxtel do të lansohet dokumentari i Tina Turner që  mban titullin “Tina”.

Këngëtarja do të rrëfejë të vërtetën e saj për herë të fundit në një film që po vlerësohet si “lamtumira” e saj e hidhur, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.

“Kam pasur një jetë abuzive”, tha Turner, 81 vjeçare, në filmin e ardhshëm nga regjisorët fitues të Çmimit të Akademisë, Dan Lindsay dhe TJ Martin. “Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të treguar historinë. Është një realitet”.

Tina rikthehet në fëmijërinë e saj dhe hapat e vështirë përmes dhunës në familje, abuzimit seksual dhe përpjekjeve për vetëvrasje që mbijetoi gjatë martesës së saj 16-vjeçare me ish-burrin e ndjerë Ike Turner.

Sytë e ënjtur të Turner, buzët e çara dhe plagët e tjera fizike janë shëruar që kur ajo u largua nga Ike pas një rrahje përfundimtare të përgjakshme në vitin 1976 – por plagët emocionale të mundimit sadist rihapen sa herë që përmendet emri i abuzuesit të saj.

Edhe dekada pasi i shpëtoi martesës së saj toksike – dhe i mbijetoi një goditje në tru, kancerit, transplantit të organeve dhe vetëvrasjes së një fëmije – një nga artistet më të dashura në botë nuk mund t’i shpëtojë kureshtjes së publikut.

Dokumentari i Martin dhe Lindsay, përmban pamje arkivore të intervistave të pa publikuara dhe rrëfime intime nga Turner; më e rëndësishmja, audio nga biseda e saj e parë publike në lidhje me abuzimin e Ike gjatë një interviste me revistën People në vitin 1981. /Insajderi.com