Armie Hammer është nën hetim policor pasi një grua pretendoi se ishte përdhunuar dhunshëm nga Hammer në vitin 2017 për disa orë dhe ishte e bindur se ai do ta vriste.
Hammer ka mohuar pretendimet për përdhunim, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Të enjten, avokati i Los Angeles Gloria Allred prezantoi klienten e saj 24-vjeçar, të identifikuar vetëm si Effie, e cila tha se u përdhunua nga Hammer.
Effie, e cila jeton në Evropë tha se ishte në lidhje romantike me aktorin nga viti 2016 deri 2020. Ajo ishte 20 vjecare kur u njoh me aktorin në Facebook, dhe thotë se u dashurua menjëherë.
Ajo pretendon se Hammer shpesh do e testonte përkushtimin e saj duke e shtyrë në kufin. Teksa kohë kalonte ai bëhej dukshëm më i dhunshëm.
“Më abuzoi mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht”, tha ajo në deklaratën e saj.
Viktima akuzoi aktorin për përdhunim të dhunshëm që zgjati për orë të tëra në Los Anxhelos me datë 24 prill të vitit 2017. “Mendova se do të më vriste”, tha Effie.
Ajo tha se ai kreu akte dhune ndaj saj, të tilla si rrahja e këmbëve me një thupër. Nuk mundi të ecë për një javë, tha Effie.
Effie tha se ajo ka jetuar me frikën e tij dhe u përpoq të hidhte poshtë veprimet e tij ndaj saj si një “formë e shtrembëruar e dashurisë”. Effie tha se ajo madje e humbi interesin për të jetuar për shkak të asaj që pretendon se i ka ndodhur. /Insajderi.com