Atdheu flet për herë të parë për “sherrin” me Shqipen

Atdheu flet për herë të parë për “sherrin” me Shqipen

Atdhe Xheravina u shndërrua ndër personazhet me të përfolura në mediat rozë në të gjithë trojat shqiptare pas daljes së tij nga emisioni “Për’puthen”, njofton Insajderi.

Pas daljes së tij nga programi, ai ka folur për herë të parë për “kacafytjen” që ka pasur me një tjetër ish-konkurrente.

Bëhet fjalë për Shqipe Hysenaj.

Atdheu ka thënë se Shqipen e ka pasur shoqe dhe se ka pasur shumë respekt për të, por se ka ndodhur një keqkuptim mes tyre.

“Ka ndodhur një keqkuptim dhe nuk kemi pasur kohë të sqarohemi. E kam pasur shoqe, me të jam takuar 4-5 herë, përmes shoqërisë jemi njohur. Por, presioni ka ndikuar. I kam parë në një emision deklaratat që i ka bërë për mua, madje edhe më kishte ofenduar. Por, unë s’do ja kthej njëjtë”, ka thënë Xheravina në emisionin “Prive”.

Ai ka mohuar spekulimet se Shqipen e ka gjuajtur me karrige në fytyrë.

“Është e vërtetë që kam hedhur karrigen, por e kam hedhur në skenë, jo direkt për Shqipen, sepse kam dalë nga vetja”./Insajderi.com